23 artistë shkodranë sollën me këngët më të bukura shqiptare dhe ato të huaja energjinë pranverore në koncertin "Pranverë me Kangë". Zërat e tyre erdhën ngrohtë tek publiku që i mirëpriti me duartrokitje të shumta në skenën e teatrit "Migjeni".

Kësaj mbrëmje muzikore nuk i mungoi as humori dhe interpretimet poetike të disa prej aktorëve të teatrit "Migjeni". Për udhëheqësin artistik Ilir Zoga, ky spektakël është vazhdim i një tradite të bukur për Shkodrën.

"Shkodra është burim i pashterrshëm i zërave të rinj, por ata kanë nevojë për ushqim dhe ushqimi i tyre është vetëm skena dhe ne kemi për detyrë t'i promovojmë vlerat e tyre në skenën e teatrit tonë"- shprehet Ilir Zoga, udhëheqës artistik .

 

Koncerti "Pranverë me Kangë" ka një traditë 20-vjeçare. Pjesë e tij janë artistët më të spikatur të qytetit por në këtë edicion të fundit nuk munguan as ata që u ngjitën për herë të parë në skenën e teatrit "Migjeni".