Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida deklaroi se është thellësisht i shqetësuar për sulmin ajror të Iranit ndaj Izraelit gjatë fundjavës dhe "dënoi fuqishëm tensionet".

Kishida, i kthyer nga udhëtimi në SHBA, ka reaguar ndaj sulmit të Iranit mbi Izraelin në deklaratën e tij në hyrje të godinës së Kryeministrisë në Tokio.

"Jam thellësisht i shqetësuar. E dënoj fuqishëm një tension të tillë. Sulmi do të çojë në një përkeqësim të mëtejshëm të situatës në Lindjen e Mesme", tha ai.

"Paqja dhe stabiliteti në Lindjen e Mesme janë të rëndësishme për vendin tonë", tha Kishida duke shtuar se ata do të vazhdojnë përpjekjet e tyre diplomatike për të ulur tensionet në rajon.

Kryeministri japonez thekson se organizatat qeveritare nuk kanë marrë ende informacione nëse qytetarët japonezë që jetojnë në rajon janë dëmtuar nga sulmi.

Ministria e Punëve të Jashtme e Japonisë në deklaratën e saj këshilloi shtetasit japonezë të mos udhëtojnë drejt Iranit, duke përmendur si arsye tensionet rajonale./aa