Festivali kushtuar muzikës baroke “AlBa” vijoi turneun në teatrin “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
Teatri Kombëtar i Operas e Baletit njofton se në koncertin “La Piazza, la Chiesa, Il Teatro”, artistët dhe instrumentistët, së bashku me të pranishmit në sallë, bënë “një udhëtim” në kulturën e shenjtë dhe profane popullore nga humanizmi në periudhën baroke.
Koncerti u dirigjua nga Francesco Aliberti. Interpretuan zëra të njohur, si Noemi Sangiacomo, Samantha Franchino, Vito Nigrol, Marco Falvella etj. Instrumenstistë, Marco Salvato, Samuele Notarfrancesco etj.
Përgjatë katër muajve, dhjetë koncerte të ndryshme, nga dhjetë grupe të ndryshme që interpretojnë muzikë antike të njohur dhe më pak të njohur, do të ngjiten në skenën e TKOB-së dhe më gjerë për një audiencë që përfshin të gjitha moshat./ata