Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u bëri thirrje për vetëpërmbajtje vendeve të Lindjes së Mesme.
Lidhur me tensionet Iran-Izrael, Peskov tha se janë "jashtëzakonisht" të shqetësuar nga rritja e tensioneve në Lindjen e Mesme. "U bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje të gjitha vendeve në rajon. Rritja e tensioneve nuk është në dobi të askujt. Jemi që të gjitha mosmarrëveshjet të zgjidhen në mënyrë politike dhe diplomatike", tha ai.
Në vlerësimin e tij për zbatimin e sanksioneve që SHBA-ja dhe Britania e Madhe zbatojnë në fushën e metaleve ndaj Rusisë, Peskov tha se sanksionet në fjalë janë të "paligjshme".
"Këto sanksione do të ndikojnë negativisht patjetër edhe ndaj interesave të atyre që i zbatojnë", tha ai.
- Tensionet Iran-Izrael
Më 1 prill Izraeli kreu sulm ajror në ndërtesën e konsullatës së Iranit në Damask. Në sulm humbën jetën 7 anëtarë nga Ushtria e Gardës Revolucionare iraniane, përfshirë 2 gjeneralë.
Irani njoftoi se sulmi i Izraelit ndaj konsullatës nënkuptonte sulm në territorin e vendit të tij dhe se ata do të hakmerreshin. Izraeli tha se do t'i përgjigjej sulmeve të Iranit.
Irani nisi një sulm ndaj Izraelit më 13 prill me qindra mjete ajrore pa pilot kamikazë, raketa balistike dhe lundruese dhe njoftoi se disa objektiva ushtarakë u goditën.
Izraeli deklaroi se shumica e sulmeve u parandaluan nga sistemet e mbrojtjes ajrore, por një raketë goditi një bazë ushtarake në jug./aa