Titulli kampion në kampionatit kombëtar në basketboll për vajza do diskutohet mes Tiranës dhe Flamurtarit. Nëse vajzat vlonjat e kishin siguruar vendin në finale pasi kaluan Vllazninë, Tirana e bëri vetëm të premten.
Në "Farie Hoti" Tirana mundi bindshëm 90-55 Partizanin në derbi duke e dërguar në 2-1 rezultatin e përgjithshëm mes tyre, për të siguruar finalen. Ndeshja në parket ishte nën kontrollin e vajzave bardheblu, që fituan me 35 pikë diferencë.
Morina Bojka me 26 pikë dhe Enisa Qosja me 22 pikë ishin dy basketbollistet që bënë diferencën, duke i dhënë fitoren ekipit. KS Tirana pas volejbollit për djem dhe vajza prek finalet edhe me basketbollin e femrave./Shqiptarja