Kuarteti i Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura interpretoi në koncertin e mbajtur në Krakov të Polonisë, me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi e vlerësoi sot si të shkëlqyer interpretimin e Kuartetit, teksa theksoi se, “profesionalizmi i katër artistëve të OSFA dhe virtuoziteti i sopranos kroate Gabriela Hrzenjak u vlerësuan maksimalisht”.
“Muzika e mrekullueshme shqiptare solli emocione të mëdha, si një kujtim i veçantë për të gjithë të ftuarit”, nënvizoi ministri Peleshi./ata