Dhjetëra palestinezë, në mesin e tyre 16 fëmijë dhe 6 gra kanë humbur jetën në sulmin ajror që ushtria izraelite kreu ndaj dy shtëpive në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës.
Sipas informacionit që Anadolu ka siguruar, mësohet se nga 13 është rritur në 24 numri i atyre që kanë humbur jetën në sulmin ajror që ushtria izraelite kreu në mbrëmjen e të dielës ndaj dy ndërtesave të ndryshme në qytetin Rafah.
Burimet shëndetësore konfirmuan se nga personat që humbën jetën 16 janë fëmijë, ndërsa 6 të tjerë gra dhe se nën rrënoja ka ende shumë të humbur dhe të plagosur.
Në një deklaratë me shkrim të bërë mbrëmë nga Administrata e Mbrojtjes Civile në Gaza u theksua se "Shumë palestinezë ranë dëshmorë në rrënojat e një ndërtese shumëkatëshe të familjes Abdulal në rrugën 'George' në lindje të Rafah, ku avionët e ushtrisë së shtetit pushtues (Izraelit) kryen sulm ajror".
Edhe në një deklaratë tjetër të bërë mbrëmë nga Administrata e Mbrojtjes Civile u bë e ditur se trupat e shumë palestinezëve u gjetën pas sulmit ajror që Izraeli zhvilloi ndaj një ndërtese në lindje të qytetit Rafah, në jug të Rripit të Gazës.
Në sulmet që Izraeli ka kryer ndaj Rripit të Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani, përfshirë të paktën 14.685 fëmijë dhe 9.670 gra janë vrarë 34.097 palestinezë si dhe janë plagosur 76.980 të tjerë.
Nën rrënoja ende ndodhen mijëra palestinezë të vrarë, ndërsa po shkatërrohet edhe infrastruktura civile duke shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore në të cilët është strehuar popullata.
- Sulmi tokësor i mundshëm i Izraelit ndaj qytetit Rafah
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili pavarësisht paralajmërimeve ndërkombëtare shumë herë përsërit se ka miratuar planin e tij për të sulmuar qytetin Rafah, ka theksuar në deklaratën e tij më 8 prill se është caktuar një datë për sulmin.
Nga ana tjetër, në lajmet e televizionit shtetëror izraelit KAN të datës 14 prill përfshihet pretendimin se është "shtyrë" plani i Netanyahut për të sulmuar Rafahun, data e të cilit ishte njoftuar.
Gjithashtu ishte pretenduar se Izraeli ka planifikuar të ngrejë brenda dy javësh 10 mijë tenda në afërsi të Rafahut për të larguar ata që janë strehuar në rajon para pushtimit tokësor.
U bë e ditur se edhe 30 mijë tenda shtesë janë në fazën e blerjes dhe se këto do të vendosen më vonë në të njëjtën zonë./aa