Gjermania dhe Franca kanë mbështetur reforma të rëndësishme në sektorin energjetik shqiptar që nga viti 2019.

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë bëri të ditur sot se, Gjermania po kontribuon me 150 milionë euro përmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) dhe Franca me 100 milionë euro përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit (AFD).

Qëllimet më të rëndësishme të paketës së reformës, e cila u përfundua me sukses në fillim të vitit 2024, janë përshtatja e sektorit energjetik shqiptar për anëtarësimin në BE, promovimi i integrimit rajonal, diversifikimit dhe eficiencës.

Reformat janë një hap vendimtar për të përgatitur sektorin për sfidat e ardhshme, thekson Ambasada gjermane në Tiranë./ata