Një nënë dhe foshnja e saj janë shpëtuar mrekullisht në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë falë ndërhyrjes së ekipit mjekësor të këtij spitali në bashëkpunim me mjekët e Qendrës Spitalore Universitare të “QSUT-së”.

Ka qenë vetë nëna që me foshnjën e saj në krahë ka rrëfyer mbi diagnozën e rrallë nga e cila vuante.

“Quhem Gjyliza Bregu. Sapo kam sjellë në jetë, fëmijën e tretë Saharin. Jam shtruar prej dy muajsh në maternitet me një diagnozë shumë të rrallë”-tha gruaja.

Ndërkaq mjeku që ndoqi rastin u shpreh: “Rasti për të cilin diskutojmë ishte me diagnozë nga nga më të rrezikshme. Hyn në tre-katër diagnozat që janë me mortalitet shumë të lartë në sferën tonë të obsetrik-gjinekologjisë. Placenta Previa do të thotë që të përgatitesh për një operacion të madh me pjesëmarrjen edhe të mjekëve të fushave të tjera”.

Videoja është publikuar në rrjetet sociale nga kryeministri Edi Rama.