Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për refugjatët pritet që të nisë zbatimin deri në fund të këtij muaji.
Punimet për ngritjen e qendrës pritëse në portin e Shëngjinit kanë avancuar me ritëm të shpejtë dhe po shkojnë drejt fundit.
Po ashtu edhe në kampin e Gjadrit po punohet me qëllim që gjithçka të jetë gati brenda këtij muaji, kur edhe pritet të vijë dhe grupi i parë i refugjatëve nga vendet e treta./Shqiptarja