Hailey Bieber është në pritje të fëmijës së saj të parë me Justin Bieber.Modelja, 27 vjeçe zbuloi lajmin e ëmbël me anë të një videoje të postuar në rrjetet sociale.

Në të shfaqet modelja e veshur me një fustan të bardhë duke treguar me krenari barkun e rrumbullakosur ndërkohë që bashkëshorti i saj i bënte foto.

Çifti u njohur është martuar në vitin 2018 dhe kohëve të fundit ka pasur shumë thashetheme që mund të kishin probleme se dhe martesa e tyre po shkonte drejt fundit. Por ja që kjo video mohon të gjitha lajmet për krizën në çift./BalkanWeb