Malatya , një nga provincat më të prekura nga dy tërmetet 7.7 dhe 7.6 ballë radhazi, u trondit sot rreth orës 12 nga  një tjeter me magnitudë 5.6 ballë.

Nga lëkundjet u raportua se shumë ndërtesa janë shembur.

Në një deklaratë në rrjetet sociale, presidenti i AFAD-it, Yunus Sezer tha: “Ekipet tona janë në gatishmëri pas tërmetit me magnitudë 5.6 që ndodhi në lagjen Yeşilyurt të Malatyas. Punimet e menaxhimit në terren vazhdojnë”.