Presidenti i PL-së, Ilir Meta në prokurorinë e Tiranës. Gazetarja Klodiana Lala, teksa ka siguruar një foto të Metës para institucionit të organit të akuzës, mëson se ai po pyetet nga Prokurori Ndini Tavani.

Siç shihet nga pamjet, Meta shfaqet i qeshur, ndërsa në prokurori ka hyrë i vetëm.

Gazetarja Lala raporton se Meta po pyetet në lidhje me kallëzimin për serverin në Partinë e Lirisë, ku është denoncuar vjedhja e tij./BalkanWeb