Pak më parë BalkanWeb raportoi se Rithemelimi ka caktuar drejtuesit politik në Rrethe.
Burime për gazetarin Osman Stafa, bërë me dije se një nga drejtuesit politikë për Tiranën, ishte Belind Këlliçi.
Ky lajm është konfirmuar edhe nga vetë Këlliçi në një lidhje live në News24.
I pyetur në lidhje me këtë fakt, Këlliçi tha se do të jetë në krye të betejës për t’ia kthyer bashkinë qytetarëve të kryeqytetit.
“Veliaj shpreson shumë që Belind Këlliçi të mos jetë në Tiranë por do të jem në krye të betejës për t’ia kthyer bashkinë qytetarëve”, tha ai./BalkanWeb