Sulmuesi i Shqipërisë, Taulant Seferi kontribuoi me një gol dhe me një asist në Emiratet e Bashkuara Arabe, në barazimin 3-3 të skuadrës së tij, Bani Yas ndaj Al Bataeh.
Teksa ekipi ku luan ai po pësonte disfatë 0-2, Seferi ngushtoi diferencat në minutën e 57-të, pas një asisti të Alvarez. Më pas, lojtari kuqezi shërbeu për Niakate për golin e barazimit. Spektakli nuk kishte mbaruar ende, pasi deri në fund skuadrat shënuan edhe nga një gol me Niakate dhe Alhammadi. Seferi deri më tani në këtë sezon ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar 5 asiste./BalkanWeb