Festivali i Filmit në Kanë u mbyll për herë të 77-të të martën, më 14 maj, me yllin Meryl Streep duke marrë një Palmë të Artë speciale nderi në fillim të ceremonisë spektakolare.

Fotot e paraqitjeve që tërhoqën sytë në tapetin e kuq, po bëjnë xhiron e internetit orët e fundit. Ngjyra e kuqe dominoi në zgjedhjet stilistike të të famshmëve, me fustanin e Heidi Klum që ra me shumë në sy.

  •  

Përveç Meryl Streep, kamera është fokusuar edhe tek prezenca të tjera femra që vodhën shfaqjen në tapetin e kuq.

Mes tyre, Greta Gerwig, e cila për këtë vit është presidentja e jurisë, Eva Green dhe modelja nga Belgjika me fustanin e kuq, Rose Bertram./BalkanWeb