Mblidhet në orën në Kryesinë e Kuvendit Konferenca e Kryetarëve.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton se në mbledhjen e sotme do të diskutohet në lidhje me projekt rezolutën e PS të prezantuar nga ministrja Elis Spiropali më 6 maj.

Në projektrezolutë parashikohet edhe krijimi i një komisioni ku do të diskutohet për një program pune për reformat ligjorë që duhet të marrë Shqipëria në kuadër të procesit të integrimit të vendit.

Në 6 maj Rama shtriu dorën e bashkëpunimit opozitës ku tha se duhet të krijohet një ambient i përbashkët pune në lidhje me integrimin.

Në mbledhjen e sotme pritet të diskutohet edhe mbi kalendarin e punës së Kuvendit për javët e ardhshme./BalkanWeb