Meksika është ‘dorëzuar’ dhe do të dërgojë përfundimisht djalin e bosit famëkeq të drogës Joaquin "El Chapo" Guzman, Ovidio Guzman (el raton), pas arrestimit të tij në fillim të këtij viti dhe revoltës që solli viktima. Ky vendim ka ardhur pasi autoritetet amerikena u kanë kërkuar zyrtarisht atyre meksikane që tu japin djalin e ‘El Chapos’. Deri më 5 mars, ai duhet të jetë ekstraduar.

 

 

Guzmán Jr. u arrestua më 5 janar në Culiacan, një operacion që përfundoi në një përplasje të përgjakshme, pasi u vranë të paktën 10 ushtarë dhe 19 anëtarë të kartelit Sinaloa.

32-vjeçari kishte marrë kontrollin e kartelit Sinaloa, me mbështetjen e tre vëllezërve të tij, pas arrestimit dhe ekstradimit të babait të tij.

 

Joaquin "El Chapo" Guzmán aktualisht po vuan një dënim të përjetshëm në një burg të sigurisë maksimale në Kolorado, SHBA, pasi u dënua në vitin 2019 nga një gjykatë federale në Brooklyn për trafik droge dhe pastrim parash.