Reshjet e borës janë rikthyer sërish në zonat veriore të vendit në lartësitë mbi 1000 metër.

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi se gjatë natës, në akset Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth në lartësinë mbi 1000 m ka pasur reshje dëbore, ku më me dendësi kanë qenë në Qafë Thore.

 

ARRSH bëri të ditur se është punuar pa ndërprerje me mjete borëpastruese dhe me shpërndarjen e kripës për të mbajtur akset rrugore të hapura.

 

“Rruga është e hapur dhe qarkullimi kryhet pa probleme”, njoftoi ARRSH-ja.