Të paktën 14 palestinezë janë vrarë në sulmet ajrore që ushtria izraelite ka kryer ndaj rajoneve të ndryshme në Rripin e Gazës.

Avionët luftarakë izraelitë gjatë natës kanë kryer sulme ajrore ndaj pjesës veriore, jugore dhe pjesës qendrore të Gazës.

Katër palestinezë humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën në sulmin ajror ndaj shkollës Al-Jaouni në të cilën qëndrojnë palestinezët e zhvendosur në kampin e refugjatëve Nuseirat në pjesën qendrore të Gazës.

Ndërsa në orët e vona të natës në Spitalin Evropian në Khan Younis kanë mbërritur trupat e pajetë të 9 personave.

Më tej bëhet e ditur se ka patur të plagosur në sulmin ndaj kampit të refugjatëve Jabalia.

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur në sulmin në afërsi të kryqëzimit Al-Awda në qytetin Rafah./aa