Ushtria izraelite ka kryer sulm ajror në vendbanimin Nejariye, afër qytetit të Sidonit në jug të Libanit.

Agjencia zyrtare libaneze e lajmeve NNA raportoi se ka të vdekur në sulmin e avionëve të ushtrisë izraelite në vendbanimin Nejariye, në jug të qytetit të Sidonit.

Në pamjet e publikuara në mediat lokale nga zona e sulmit, shihet se një zonë afër plazhit është shënjestruar dhe nga zona po ngrihet tym.

Sipas lajmit të gazetës "Al Akhbar", me qendër në Bejrut dhe e njohur për afërsinë e saj me Hezbollahun, sulmi ndodhi pranë Zahranit, një nga objektet e rëndësishme të prodhimit të energjisë elektrike në Liban. Në shënjestër të sulmit ishte një automjet në lëvizje dhe një shtëpi në plazh./aa