Thashethemet po qarkullojnë që Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë në prag të divorcit. Edhe pse ata u panë pas 47 ditësh së bashku në një event në Los Angeles për të mbështetur fëmijët e tyre, thashethemet thonë se ata tashmë jetojnë në shtëpi të ndara. Pak ditë më parë ylli latin është fotografuar në kërkim të një shtëpie në Los Angeles, ndërsa në të njëjtën kohë burime të Page Six raportojnë se edhe Ben Affleck është në kërkim të një shtëpie të re.
Në qarqet e pasurive të paluajtshme pëshpëriten se aktori është në kërkim të një shtëpie të re në Qytetin e Engjëjve.
Affleck u kap nga paparacët duke drejtuar makinën e tij sportive në lagjen e pasur Brentwood të Los Angeles, Kaliforni – ku, raporton TMZ, ai u largua nga një shtëpi ku kishte qëndruar natën. Megjithatë, në fotot 51-vjeçari mbante unazën e martesës.
Aktori ka qëndruar në shtëpinë e Brentwood “për javën e fundit”. Ish-gruaja e tij, Jennifer Garner, jeton aty pranë.
Lopez, 54 vjeç, u pa gjithashtu duke parë një pronë në Los Anxhelos të martën, por një partner këmbënguli se ajo po kërkonte vetëm një pronë thjesht për qëllime investimi.
Si filluan thashethemet e ndarjes
Kohët e fundit, në qarqet e Hollivudit filluan të qarkulljnë zëra se Bennifers – të cilët u martuan në Las Vegas në korrik 2022 – po kalojnë një krizë të madhe në martesën e tyre dhe një divorc është në rrugë e sipër.
Bisedat për divorcin nisën kur Lopez mori pjesë e vetme në Met Gala javën e kaluar. Një burim i tha TMZ se Affleck nuk ishte në gjendje të shoqëronte gruan e tij sepse ishte i zënë me xhirimet e “The Accountant 2”. “Jen dhe Ben kanë probleme në martesën e tyre,” tha një burim për Us Weekly. “Ata filluan të kishin probleme disa muaj më parë, pasi Jen kishte filluar të rriste angazhimet e saj në punë dhe të përgatitej për turneun e saj”.
InTouch raportoi se çifti po i nënshtrohet psikoterapisë për të zgjidhur problemet që kanë në martesën e tyre.
Të enjten mbrëma, Lopez dhe Affleck u panë së bashku në publik për herë të parë pas 47 ditë. Çifti ndoqi një ceremoni shkollore për një nga fëmijët e Affleck. Por një burim i tha Daily Mail se dyshja “nuk shkëmbyen përqafime dhe puthje” dhe gjërat ishin të ftohta mes tyre.
Affleck dhe Lopez blenë një rezidencë masive prej 60 milionë dollarësh në Beverly Hills në qershor 2023 pas dy vitesh që ishin në kërkim të një shtëpie./BalkanWeb