Mbi 198 milionë dollarë në vit, 16.5 milionë në muaj apo rreth 550 mijë dollarë në ditë. Kaq para humbet Shqipëria nga ndryshimet klimatike sipas llogarive të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Kryesisht në formë zjarresh, përmbytjesh e tërmetesh, gati 5 mijës shqiptarë dëmtohen ekonomikisht nga fatkeqësitë natyre çdo vit.

Raporti i fundit i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, por edhe studime të Bankës së Shqipërisë tregojnë se 1 në 200 shqiptarë rrezikohet nga ndryshimet klimatike”, thotë studiuesja Asetila Kostinger.

Në raportin e fundit, mbi perspektivën ekonomike të vendeve në zhvillim Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, paralajmëroi se thatësira rrezikon të ngadalësojë rritjen ekonomike të vendit.

Shqipëria duhet të ndryshojë qasje në drejtim të mënyrës së prodhimit në bujqësi dhe energji. Të dy këta sektorë rrezikohen nga mungesa e reshjeve veçanërisht” shprehet studiuesja Asetila Kostinger

Gjatë një konferencë ndërkombëtare për klimën dhe mjedisin, profesorë shqiptarë e të huaj theksuan nevojën e masave nga të gjitha shtetet për të përballuar ngjarjet ekstreme të motit pa rrezikuar jetën e banorëve të tyre. Po sa i përgatitur është vendi në drejtim të parandalimit të ndryshimeve klimatike?

Në Shqipëri flitet pak për ndryshimet klimatike. Mungon kultura në këtë drejtim. Fenomeni është më serioz nga sa mendohet”, thotë Asetila Kostinger studiuese.

Në vitin 2021, qeveria miratoi një Plan të posaçëm për Energjinë dhe Klimën. Në të nxirret në pak nevoja për uljen e ndotjes së gazeve në atmosferë dhe shtimin e sipërfaqeve të gjelbra./GazetaDita