Jasir Asani ishte një bekim për Sylvinho-n dhe Shqipërinë gjatë kualifikueseve për në “Euro2024”, jo vetëm për tre golat e shënuar, por “sallaksi” e bëri më të frikshme ofensivën kuqezi.
Për fat të keq, gjërat nuk shkuan si Asani ëndërronte pasi Shqipëria siguroi një biletë për në Evropian.
Një përplasje e fortë me ekipin e tij në Kore dhe me mbi të gjitha me trajnerin e Gwangju, bëri që Asani të kalonte një pjesë të dytë sezoni në stol.
Mëngjarashi është në garë me kohën për të kapur formën e duhur fizike, për të qenë në maksimum edhe në “Euro2024”. Në të njëjtën kohë, përfaqësuesit e tij po punojnë për t’i gjetur një skuadër të re.
Sipas të gjithë gjasave, Asani pritet të vijojë karrierën e tij në Gjermani. Ka qenë pikërisht agjenti i tij, Aleksandar Jovkov, që shton edhe më shumë zërat, teksa shihet duke biseduar me drejtuesit e Dusseldorf, postim që lë të kuptojë pikërisht një lëvizje të tillë për në sezonin e ri.
Për momentin, Dusseldorf militon në kategorinë e dytë në Gjermani, por do të luajë një finale kundër Bochum, ndeshja e cila do të vendos fatin e tyre në sezonin e ri, do të promovohen në Bundesligë, apo do të qëndrojnë në kategorinë e dytë./OraNews