Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhleal Sveçla, ka thënë sot se aksioni i Policisë së Kosovës për mbylljen e gjashtë degëve të Bankës së Kursimeve Postare në komunat Severna Mitrovicë, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan ka për qëllim vendosjen e sundimit të ligjit dhe rend dhe shërbime ndaj qytetarëve pa asnjë dallim.
“Për konstatimin e ligjshmërisë, pas komunikimit dhe kërkesave të institucioneve kompetente dhe kompetencave të prokurorit, Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës, në katër komuna në veri të Kosovës, sot ka kryer një aksion për kontrollin dhe mbylljen e gjashtë njësive të të ashtuquajturës Banka e Kursimeve Postare si institucion ilegal financiar i Serbisë në Republikën e Kosovës. Sundimi i rendit dhe ligjit, shërbimi ndaj të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim do të vazhdojë të jetë synimi ynë për të cilin ne vazhdimisht kemi mbrojtur. I përgëzoj të gjitha institucionet për bashkëpunimin dhe suksesin e treguar”, ka shkruar ai në Facebook.
“Policia e Kosovës, në bazë të raporteve të institucioneve për mbikëqyrje financiare, si Njësia e Inteligjencës Financiare dhe Banka Qendrore e Kosovës, së bashku me Administratën Tatimore të Kosovës, në bazë të autorizimit të prokurorit kompetent, po kryen aksion policor. në gjashtë lokacione”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./BalkanWeb