Gjatë këtij viti, ecuria e kursit të këmbimit të lekut ndaj dollarit amerikan ka reflektuar si forcimin e dollarit kundrejt euros në tregun ndërkombëtar, ashtu edhe dobësimin e kësaj të fundit në tregun vendas.
 
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, kursi usd/lek u shfaq përgjithësisht i qëndrueshëm
në tremujorin e parë të vitit, duke u luhatur pranë një mesatareje prej 95.7 lekë/usd.
 
Në muajin prill, forcimi i lekut rezultoi në një kurs mesatar ndaj dollarit prej 94.6 lekësh.
 
Mbiçmimi vjetor i lekut ndaj dollarit amerikan ka ardhur në rënie gjatë këtyre muajve, duke qëndruar në 7.6% në prill, nga 13.2% që ishte në fund të vitit të kaluar./ata