KSHZ përmes një konference për media konfirmon se janë numëruar votat nga rivotimi i sotëm në njësitë 5 dhe 6.
Në njësinë zgjedhore 5 nuk ka ndryshim në numrin e deputetëve ku 4 i takojnë Frontit Europian dhe 1 koalicionit VLEN.
Në zonën 6, Fronti Europian humbi një deputet kurse koalicioni VLEN fitoi një më shumë duke barazuar rezultatin me nga 8 deputetë mes dy koalicioneve shqiptare kundërshtare në këto zgjedhje.
Numri i deputetëve të VLEN në Kuvendin e RMV shkon në 14, ndërsa Fronti Europian nga 19 zbret në 18, po aq sa edhe LSDM./BalkanWeb