Presidentja e Sllovenisë, Natasa Pirc Musar thotë se Shqipëria ka shënuar sukses në luftën kundër korrupsionit.
Gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Tiranë me presidentin shqiptar, Bajram Begaj, Musar u shpreh se për Shqipërinë, nuk është e pamundur që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian brenda vitit 2030.
Musar konfirmoi mbështetjen e Sllovenisë për Shqipërinë në proceset integruese.
“Jam shumë e kënaqur që sot jam në Tiranë, kam thënë se shteti juaj dhe ju do të keni një vend të posaçëm në zemrën time. Në fokus të dy viteve të para, kam vendosur të jetë në Ballkanin Perëndimor, Sllovenia beson se vendi i Ballkanin Perëndimor është në Bashkimin Evropian.
Isha shumë e kënaqur me fjalët e Charles Michel në Bled vitin e kaluar, se Bashkimi Evropian do duhet të pranonte shtetet deri në 2030. Për Shqipërinë kjo nuk është e pamundur. Më kënaq lufta kundër korrupsionit, SPAK ka besim të çmuar.
Asnjë shtet nuk është imun ndaj korrupsionit dhe krimit, as shteti im. Rolet bilaterale mes Shqipërisë dhe Sllovenisë, nuk kemi pika të hapura, por të dy jemi kryetarë, jemi të bindur se mund të bëjmë edhe më shumë.
Jam e gëzuar që sllovenë vijnë çdo ditë e më shumë në Shqipëri. Vitin e kaluar ishin 20 mijë. Numri i madh i turistëve sjell edhe përgjegjësi edhe më të madhe”, theksoi ajo./Tema