Rindërtimi i plotë i Pediatrisë së Specialiteteve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, një prej investimeve më të rëndësishme në infrastrukturën shëndetësore është drejt përfundimit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri të ditur se rindërtimi i kësaj godine mundëson zgjerim të shërbimeve mjekësore për fëmijët, rritje të kapaciteteve të shtretërve, si dhe ambiente me kushte bashkëkohore për stafin duke rritur standardin e shërbimeve për pacientët e vegjël.

“Me rikonstruksionin e kësaj godine, kemi mundësuar zgjerim të shërbimeve mjekësore për fëmijët, rritjen e kapacitetit të shtretërve, dhomat e kosultave si dhe ambiente me kushte bashkëkohore për stafin duke rritur standardin e shërbimeve për pacientët e vegjël”, tha ministrja Koçiu./ata