Dan Hutra dyshohet të ketë qenë pjesë e grupeve kriminale dhe të ketë kryer edhe vrasje me pagesë për llogari të tyre.

 

Kështu është shprehur gazetari i Tv Klan Spartak Koka në emisionin Opinion, sipas burimeve të tij.

 

 

“Ai dyshohet të jetë pjesë e një grupi kriminal dhe ka patur në rol aktiv në arratisjet te burgu i Drenovës. Ka dyshime që ai të ketë bërë krime për llogari të grupeve kriminale, pse jo dhe vrasje me pagesë, po sigurisht kjo është pjesë e hetimit”, u shpreh Koka.

 

 

Sipas gazetarit Koka, Dan Hutra nuk punonte.

 

“Rrinte te disa lokale te ura e Institutit, të gjithë banorët atje e njihnin, rrinte, lëvizte me makina me qira, ose të një kushëriri, ose në një periudhë kohe ka marrë dhe makinën e vëllait të ish-bashkëjetueses. S’kishte të ardhura”.

 

Dan Hutra vrau 3 gra dhe plagosi 3 gra të tjera në Tiranë gjatë paradites të së mërkurës. Ai u arrestua pas rreth 6 orësh në zonën e landfillit të Sharrës.