Deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri, e ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka folur në lidhje me votimin që pritet të mbahet nesër në Kuvend për krijimin e një komisioni të posaçëm anti-korrupsion.

Ajo tha se po synohet krijimi i një strukture paralele me SPAK, ndërsa tha se për diçka të tillë nuk kishte asnjë nevojë.
Pampuri tha se Shqipëria e ka tashmë strukturën e nevojshme, siç është SPAK dhe nevojitej vetëm mbështetja ndaj Prokurorisë së Posaçme.

Ne abstenuam sepse u bënë 11 vite që mazhoranca ka të gjitha pushtetet.

Mazhoranca duhej të mbështeste SPAK nuk kishte nevojë për një strukturë paralele që nuk ka asnjë transperencë. Kush do të jetë pjesë e komisionit? Deputetët një pjesë e të cilëve janë thirrur në SPAK apo emra të cilët pas tyre dalin investitorët strategjikë?
SPAK po godet kokat e politikës, duhet mbështetur.

Jemi vetëm 10 muaj para zgjedhjeve. Kemi SPAK dhe Reformën në Drejtësi, pse duhet ç’ndodhi që Rama propozoi diçka të tillë? Të bën të mendosh se ndjehet i kërcënuar. Një kryeministër që çdo ditë i paraqiten në SPAK ministra, deputetë, drejtorë bashkish, është e rëndë”, tha ajo./BalkanWeb