Tirana ka njoftuar largimin e tre sportistëve. Në faqen e saj në rrjetet sociale, Tirana njofton largimin e Patrick, Kristal Abazaj dhe Bruno Lulaj.

Tre futbollistët që janë larguar sot, i bashkohen të larguarve më herët, si kapiteni Erjon Hoxhallari, apo trajneri Fagu.

Tirana përgatitet tashmë të hyjë në merkato për të përforcuar skuadrën dhe plotësuar boshllëqet e lëna nga futbollistët e larguar. Bardheblutë sezonin e ri 2024-2025 do ta nisin me pjesëmarrjen në kompeticionin evropian “Conference League”./ata