Nëse i jeni nënshtruar një diete, nuk janë të pakta rastet kur trupi juaj kërkon me patjetër ushqim, pavarësisht nëse jeni të ngopur ose jo.

Kjo nevojë është ngritur si shqetësim e nga përdoruesit e tiktok-ut, të cilët e identifikojnë si ‘zhurma e ushqimit’ (#foodnoise).

Vetëm në këtë platformë kjo hashtag ka arritur të grumbullojë 26.1 milionë shikime, duke u bërë kështu një ndër kryefjalët e kësaj media sociale.

 

Zhurma e ushqimit përkthehet si një varësi. Sipas studiuesve, ajo mund të çojë deri në modele jo të shëndetshme të të ushqyerit, duke përfshirë dhe të ngrënit emocional.

Specialiste për obezitetin, Dr. Priya Jaisinghani, shprehet se: “Mund të kontribuojë gjithashtu në të ngrënit e tepërt e për këtë arsye të jetosh me mbipeshë dhe obezitet, ashtu sikurse e në zhvillimin e komplikimeve lidhur me peshën.”

Zhurma e ushqimit njihet si reaktiviteti i sinjaleve ushqimore në fushën mjekësore, duke iu referuar mendimeve të vazhdueshme deri në pikën ku krijohet ideja se bota rrotullohet vetëm rreth ushqimeve.

Mendohet se kjo ndjesi ndodh për shkak të komunikimit të dyfishtë midis trurit dhe zorrëve.

Në mënyrë tipike ky komunikim shpreh se kur kemi nevojë për t’u ushqyer, por gjithashtu ky “zë i vogël” tregon trurit dhe kur nuk kemi nevojë për më shumë ushqim, pavarësisht se ne nuk ndihemi të ngopur.

Sipas Institutit Kombëtar britanik të Zemrës, Mushkërive dhe Gjakut, ekzistojnë disa faktorë për prishjen e kësaj ure komunikimi, e një prej tyre është dëshira e madhe për të konsumuar ushqim.

Disa faktorë të tjerë janë: përjetimi i stresit, gjumi i pamjaftueshëm, PCOS, gjenetika, ndikimi i mjekimeve kundër depresionit, etj.

Por si të ndalojmë “zhurmën e ushqimit”?

Fillimisht duhet konsultuar me mjekun familjar, që mund t’ju përcaktojnë se çfarë e nxit këtë ndjenjë të urisë së pakontrolluar apo të rekomandohen ilaçe për kontrollin e saj.

Duhet që të punoni me stresin e gjumin, pasi kur ndodheni në gjendje ankthi, nervozizmi, truri tenton të mendojë më shumë për një ushqim të caktuar për shkak se ju bën të ndiheni mirë për pak çaste.

Nëse ndiheni shumë të uritur,, përpiquni të hani 3 deri në 4 herë në ditë për të marrë mjaftueshëm proteina dhe fibra.

Mundohuni të qëndroni në një ambient pozitiv dhe të menaxhueshëm prej jush./GazetaShqiptare