Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se mirëpresin interesin që Türkiye ka për BRICS.

Lidhur me qasjen e Türkiyes ndaj BRICS, Peskov tha: "Ne mirëpresim interesin në rritje për BRICS nga shtetet fqinje, përfshirë partnerë të rëndësishëm si Türkiye. Sigurisht që ky interes do të jetë në rend dite të samitit të BRICS që është përgatitur nën presidencën e Rusisë. Kjo organizatë mund të mos përmbushë interesat e plota të të gjitha vendeve që dëshirojnë të anëtarësohen, por BRICS është pro vazhdimit të kontakteve me të gjitha shtetet që tregojnë interes".

Ai theksoi se për këtë po punohet mbi formate të ndryshme dhe se ky është një proces që kërkon kohë por e mirëpresin këtë interes intensiv.

Në qytetin Nizhny të Rusisë më 10-11 qershor do të mbahet takimi i ministrave të Jashtëm të vendeve të BRICS-it.

Është theksuar se ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan do të marrë pjesë në takimin e BRICS-it që planifikohet të mbahet javën e ardhshme në Rusi./aa