Në Shkup u mbajt paneli i titulluar "Mustafa Kemal Atatürk dhe Shkolla Ushtarake e Manastirit".

Në panelin e organizuar nën kujdesin e ambasadës së Türkiyes në Shkup dhe në bashkëpunim me Qendrën Kërkimore Atatürk (ATAM) dhe Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik (IBU), morën pjesë ambasadori i Türkiyes në Shkup, Fatih Ulusoy, përfaqësues të ATAM dhe IBU, të institucioneve dhe organziatave turke në vend si dhe akademikë dhe nxënës.

Ambasadori Ulusoy në një fjalim vuri në dukje se Ataturku ishte një burrë shteti i respektuar jo vetëm në Türkiye, por në të gjithë botën dhe se vizioni, parashikimet dhe reformat e tij, jo vetëm që e bënë Türkiyen një shtet modern, por formësuan historinë botërore.

"Vitet që Ataturku kaloi në këto troje luajtën rol të rëndësishëm në formësimin e jetës së tij ushtarake dhe intelektuale", tha Ulusoy i cili shtoi se Shkolla Ushtarake e Manastirit (Manastır Askeri İdadisi) ku ai filloi arsimin e tij në vitin 1896 i dha Ataturkut një perspektivë të gjerë në fushat si histori, letërsi dhe shkencë.

"Atmosfera kosmopolitane e Manastirit i cili në atë kohë cilësohej si 'Qyteti i Konsujve' i ofroi mundësinë Mustafa Kemalit që të kishte njohuri të thella për dinamikën politike të Ballkanit dhe Evropës", deklaroi Ulusoy.

Ai theksoi se "Kjo njohuri dhe përvojë luajtën rol të rëndësishëm në strategjitë ushtarake dhe politike që ai zhvilloi në vitet në vijim. Mustafa Kemal punoi me vullnet të madh gjatë jetës së tij arsimore në Shkollën Ushtarake dhe ndoqi nga afër ngjarjet aktuale. Ataturku pas arsimit ushtarak shkoi nga fronti në front dhe si rezultat i një lufte të pashembullt çlirimtare themeloi Republikën e Türkiyes për të cilën ai ka thënë 'vepra ime më e madhe'".

Drejtori i punimeve shkencore në ATAM, Ömer Orhan dha informacion rreth institucionet që ai përfaqëson dhe shpjegoi se ATAM u themelua me qëllim për të zhvilluar kërkime dhe hulumtime shkencore mbi historinë e Ataturkut dhe Republikës së Türkiyes.

Duke kujtuar se si institucion ata që nga viti 2023 organizojnë një seri aktivitetesh shkencore me temën Gjurmët e Mustafa Kemal Ataturkut në Evropë dhe Formimit të Botës së Mendimit, Orhan tha: "Ky aktivitet i yni është pjesë e asaj serie. Është pjesa e pestë. Ataturku është fëmijë ballkanik dhe në Ballkan dhe Evropë ka qenë dëshmitar i shumë ngjarjeve që kanë ndikuar jetën, rininë, administrimin e tij të mëvonshëm".

"Në kuadër të kësaj këtë seri e kemi filluar së parë në Gjermani", tha Orhan i cili shtoi se krahas kësaj kanë bërë organizime të ngjashme edhe në Çeki, Bullgari, Itali dhe Greqi dhe se do ta përfundojnë serialin në Serbi dhe Austri.

Zëvendësrektorja e IBU-s, Seyhan Murtezan Ibrahimi shprehu kënaqësinë e saj për organizimin e një ngjarjeje të tillë. "Duhet të jetë një rastësi kohët e fundit, pasi ne kemi përkujtuar dy emra shumë të rëndësishëm për Ballkanin që nga java e kaluar. Jo vetëm Ballkani, por njëri prej tyre është Mustafa Kemal Atatürk, themeluesi i Republikës së Türkiyes, ku edhe në panelin e sotëm do të ketë fjalime lidhur me përshtypjet e tij në Ballkan. Javën e kaluar, ne organizuam simpozium dyditor në emër të Yahya Kemal Beyatlı, një prej emrave të rëndësishëm të letërsisë turke", tha Ibrahimi.

Në kuadër të programit ku u shfaq filmi promovues i ATAM-it, nën drejtimin e anëtares së Bordit Shkencor të ATAM-it, prof. dr. Selma Yel, paraqitën prezantimet e tyre anëtarja e Bordit Shkencor të ATAM prof. dr. Sevtap Demirci dhe pedagogët e fakultetit nga IBU, assoc. dr. Murat Yusuf Önem dhe dr. Ekrem Destanov./aa