Të paktën 109 persona u plagosën në aksidentin e tramvajit që ndodhi në qytetin Kemerovo të Rusisë.

Në një deklaratë nga Komisioni Hetimor i Rusisë thuhet se në Kemerovo u përplasën dy tramvaje në të cilët ndodheshin udhëtarë.

Nërkohë një hetim ka nisur për shkak të aksidentit ku u plagosën pasagjerët.

Këshilltari i Ministrisë së Shëndetësisë të Rusisë, Alexe Kuznetsov deklaroi se aksident u plagosën 109 persona, përfshirë 7 fëmijë.

Ai theksoi se në spitale u transferuan 19 të plagosur, prej të cilëve 4 në gjendje të rëndë./aa