Lista finale për lojtarët që do të jenë pjesë e Kombëtares shqiptare në Europianin e Gjermanisë do të dorëzohet sot nga Silvinjo, pas ndeshjes miqësore me Azerbajxhanin.
Ndërkohë pas kësaj date, çdo kombëtare ka të drejtë të ndryshojë vetëm një lojtar, në rast se dikush që është në listë pëson një dëmtim që e pengon atë të jetë i gatshëm për të luajtur.
Pas këtij zëvendësimi, kombëtaret kanë të drejtë të zëvendësojnë vetëm portierin edhe nëse ka nisur turneu, por nëse ky i fundit dëmtohet.
Sakaq, sa i përket listës së Silvinjos, aktualisht në fazën përgatitore që po zhvillohet në Austri, janë 27 lojtarë.
Ndodhur në këtë situatë trajnerit do t’i duhet që njërin prej tyre të mos e marrë me vete.
Me shumë mundësi, pritet që Simon Simoni, portieri i katërt i Kombëtares shqiptare të mos përfshihet në listën finale.
Megjithatë, do të shihet se si do të shkojë miqësorja e sotme dhe më pas do të vendoset edhe për listën./Tema