Forca mendore, është aftësia për të rregulluar në mënyrë produktive emocionet, mendimet dhe sjelljet tuaja, edhe në rrethana sfiduese.

Kjo është mënyra se si menaxhoni veten nga brenda, në mënyrë që të mund të veproni më mirë nga jashtë.

Shumica prej nesh e kuptojnë intuitivisht, se për të qenë të suksesshëm në punë dhe në jetë, duhet të vetërregulloheni. Por, është e vështirë të bëhet në praktikë.

Nëse u përgjigjeni “gjithmonë” këtyre tetë pyetjeve, ju jeni mendërisht më të fortë se shumica e njerëzve.

Jeni elastik përballë pengesave?

Ajo çka përcakton forcën tuaj mendore, është se si – dhe nëse – ju e merrni veten kur kaloni sfida dhe vazhdoni.

Njerëzit e fortë mendërisht, gjejnë dhe përqendrohen te mundësia, që diçka të shkojë keq, në vend të kërcënimit.

Në vend që të ngecin në reagime emocionale joproduktive, dhe në ndjenjën se, “nuk është e drejtë”, ata pranojnë se ku janë dhe pyesin vete: “Si të eci përpara tani?”

Aftësia juaj, për të lulëzuar nën presion, bazohet kryesisht në mentalitetin tuaj dhe reagimin fillestar ndaj stresorëve.

Të jesh i fortë mendërisht, do të thotë të mendosh “sfidë”, në vend të “kërcënimit”.

Njerëzit e fortë mendërisht mendojnë: “Unë jam i përgatitur për këtë sfidë”.

Shmangni sjellje që kërkon miratim?

Njerëzit e fortë mendërisht, ndjekin vërtetësinë, jo miratimin. Ata e kuptojnë, se si i pengon nevoja e tyre për miratim, dhe sillen sikur tashmë e kanë marrë atë.

Shmangni krahasimin me të tjerët?

Krahasimi i vetes me të tjerët, më shpesh ju bën të ndiheni të vegjël dhe të papërshtatshëm.

Njerëzit me më shumë forcë mendore, bëjnë vetëm krahasime me atë, që ishin dje.

Në vend që të përqendrohen, nëse në një mënyrë apo në një tjetër, janë të barabartë me dikë tjetër, ata pyesin veten nëse po bëhen versione më të mirë të vetes.

Sa shpesh e sfidoni status quo-në?

Njerëzit e fortë mendërisht, e dinë se guximi çon në rritje.

Guximi do të thotë të mendosh shumë, të ndërmarrësh rreziqe, të largosh shqetësimin e kaluar, të provosh gjëra të reja dhe të përqafosh ndryshimin, në ndjekje të diçkaje të vlefshme.

Jeni në gjendje të menaxhoni emocionet tuaja negative në çastin që ato lindin?

Njerëzit e fortë mendërisht, nuk lejojnë që emocionet negative, t’i pushtojnë.

Kur ndiejnë emocione negative, marrin kohë dhe, nëse është e nevojshme, krijojnë një distancë mes vetes dhe intensitetit të emocionit të tyre.

Ata, nuk e lënë emocionin t’i tërheqë diku, që nuk duan të jenë.

Sa shpesh e mbani veten përgjegjës?

Njerëzit e fortë mendërisht, nuk kanë frikë të shihen në pasqyrë dhe të pyesin veten:

“Ku po bëj justifikime, në vend të përparimit?”
“Ku po e shmang këtë çështje, në vend që ta zotëroj atë?”
“Kë po fajësoj unë, në vend që të jem i guximshëm?”

Të mbash përgjegjësi, nuk është gjithmonë e lehtë, por të bësh gjënë e duhur, rrallë është.

Edhe nëse, nuk mund t’u përgjigjeni “gjithmonë”, të gjitha pyetjeve të mësipërme tani, kjo nuk do të thotë që nuk do t’u përgjigjeni kurrë.

Me qëllimin dhe mjetet e duhura, ju mund të bëheni – dhe të qëndroni – mendërisht më të fortë./BalkanWeb