Kombëtarja e Zvicrës, e cila udhëhiqet nga Murat Yakin, ka publikuar sot listën përfundimtare para nisjes së “EURO 2024”.
“Helvetikët” do të udhëtojnë me 26 lojtarë për në Gjermani, aty ku do të zhvillohet kampionati, teksa pjesë e listës janë edhe tre lojtarë me prejardhje shqiptare.
Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri do të paraqiten për herë të tretë në një Kampionat Europian me fanellën e Zvicrës, teksa do të jetë hera e parë për Ardon Jasharin.
Pjesë e listës paraprake ishin edhe Uran Bislimi, Albian Hajdari dhe Andi Zeqiri, të cilët, trajneri Yakin vendosi mos t’i marrë me vete në Gjermani.
Zvicra është në Grupin A me Skocinë, Hungarinë dhe Gjermaninë organizatore e turneut./Tema