Këshilli i Ministrave i organizatës D-8 ka bërë thirrje për një armëpushim “të menjëhershëm, të përhershëm dhe të pakushtëzuar” në Gaza, si dhe dhënien fund të agresionit iraelit kundër palestinezëve në enklavën e rrethuar.
Deklarata e përbashkët gjithashtu u bëri thirrje të gjitha vendeve që të sigurojnë respektimin e rreptë të Izraelit ndaj masave të përkohshme të urdhëruara nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.
Kombet e organizatës D-8, siç thuhet në deklaratën e përbashkët, pohuan “mbështetjen e palëkundur të vendeve anëtare të D-8tës për luftën e popullit palestinez për të realizuar të drejtat e tij të patjetërsueshme, anëtarësimin e plotë të Palestinës në OKB dhe në të gjitha rezolutat që lidhen me çështjen palestineze në forumet ndërkombëtare”.
Mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit të Ministrave të D-8tës u mbajt sot në Istanbul për të diskutuar situatën në Gaza./aa