Ushtarët izraelitë arrestuan 30 palestinezë të tjerë gjatë bastisjeve në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Në një deklaratë të përbashkët të bërë nga shoqatat palestineze që angazhohen për të drejtat e të burgosurve thuhet se ushtarët izraelitë kryen bastisje në qytetet e Bregut Perëndimor: Bethlehem, Qalqilya, Jenin, Nablus, Ramallah, Khalil, Salfit dhe Tubas dhe Kuds.

Theksohet se gjatë këtyre bastisjeve u arrestuan edhe 30 palestinezë të tjerë.

Njoftohet se numri i palestinezëve të ndaluar në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga 7 tetori 2023 ka arritur në 9.155.

Po ashtu deklarohet se ushtarët izraelitë përdorën dhunë kundër palestinezëve dhe familjeve të tyre të cilët i arrestuan gjatë bastisjeve, dëmtuan shtëpitë e tyre dhe hapën zjarr.

Në deklaratë thuhet se Izraeli ka kryer "sulm gjithëpërfshirës" kundër palestinezëve që nga 7 tetori dhe se Izraeli i ka ndëshkuar në mënyrë sistematike palestinezët përmes arrestimeve.

Që nga 7 tetori 2023, kur Izraeli filloi sulmin e tij në Rripin e Gazës, ka pasur një rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor./aa