Përfundimi i fazës së grupeve me pikë të njëjta në një Kampionat Europian është gjithmonë i mundshëm.
Por, çfarë ndodh në këtë rast?
Cila Kombëtare kalon më tej dhe cila mund të shkojë në shtëpi?
Rregullat e UEFA-s për garën më prestigjioze të futbollit janë të qarta.
Nëse dy apo më shumë ekipe kanë pikë të barabarta në fund të fazës së grupeve, do të përdoret përparësia e rezultatit nga përballja direkte, për ta përcaktuar renditjen finale.
E nëse edhe në këtë rast përballja mes tyre ka përfunduar barazim, atëherë do të shkohet në përparësitë tjera.
Rregulli do të ndiqet me përparësinë nga diferenca e golave dhe më pas nga golat e shënuar në ndeshjen mes ekipeve në fjalë.
Më tej do të shikohet se kush ka bërë më shumë fitore dhe më pas do të shikohet disiplina (kartonët) e regjistruar gjatë krejt fazës së grupeve.
E nëse të gjitha këto statistika do t’i kenë të njëjta, Kombëtaret do të detyrohen të gjuajnë penallti mes tyre për ta përcaktuar ekipin që do të kualifikohet./OraNews