Osmani ka udhëtuar për në Zvicër ku do ta përfaqësojë Kosovën në samitin e nivelit të lartë të Paqes më 15-16 qershor në Bürgenstock afër Lucernit.

“Kosova është përherë mirënjohëse për mbështetjen e fortë të Zvicrës përgjatë çdo etape. Në prag të Samitit, ishte kënaqësi të diskutojmë për mundësitë e pafund të thellimit të bashkëpunimit, me ç’rast roli i mërgatës sonë në forcimin e partneritetit në mes të dy vendeve tona është i pazëvendësueshëm,” ka shkruar Osmani në Facebook.

Gjatë qëndrimit në Zvicër, presidentja Osmani do të zhvillojë edhe takime bilaterale me liderë të tjerë botërorë. /KosovaPress/