Pas sfidës së humbur dje me Italinë, kombëtarja shqiptare nuk ka humbur kohë dhe ka nisur me zhvillimin e seancave stërvitore.

Titullarët priten t’i nënshtrohen një stërvitjeje rikuperuese. Ndërkohë Sylvinho ka lejuar lojtarët që pas stërvitjes të takojnë familjarët në mënyrë që të rikuperohen edhe psikologjikisht pas humbjes.

Futbollistët e kombëtares janë takuar edhe me kryeministrin Edi Rama i cili ishte sot për t’i vizituar në qendrën stërvitore në afërsi të Dortmundit.

Gazetari i sportit Arlind Sadiku ka postuar një foto krah Ramës, Armando Brojës dhe Ylber Ramandanit./Shqiptarja