Një vajzë ganeze dhe babai i saj janë lënduar në një sulm me motive racore në veri të Gjermanisë, thanë policia dhe mediat gjermane.
Sipas gjetjeve fillestare, një vajzë 8-vjeçare ganeze dhe motra e saj 10-vjeçare u sulmuan të premten në mbrëmje nga një grup prej rreth 20 adoleshentësh dhe të rinjsh në qytetin Grevesmuhlen, në shtetin verilindor Mecklenburg-Vorpommern.
8-vjeçarja mësohet se është goditur me shkelma në fytyrë dhe babai i saj, i cili ka ndërhyrë, janë dërguar në spital me lëndime.
Policia tha se kur mbërriti në vendngjarje, një person nga grupi fyu në bazë raciste viktimat. Ngjarja po hetohet.
“Vajza e lënduar është 8 vjeçe – aq e vogël sa vajza ime. Nuk duhet të lejojmë që urrejtja dhe gjuha e urrejtjes të helmojnë shoqërinë tonë dhe dhuna të kërcënojë fëmijët tanë”, shkroi në X kryeministrja e shtetit Mecklenburg-Vorpommern, Manuela Schwesig.
Ministri i Brendshëm i shtetit Christian Pegel dënoi gjithashtu sulmin.
Vitin e kaluar, një studim mbi racizmin kundër personave me ngjyrë në 13 vende të BE-së zbuloi se diskriminimi me bazë racore është më i përhapur në Gjermani dhe Austri./aa