Redi Jupi ishte një nga të ftuarit e Edi Manushit në “Top Arena” në “Top Channel”. Ish-trajneri i Kombëtares U-21 ka analizuar lojën e kuqezinjve në duelin me Italinë.

49-vjeçarit nuk i ka pëlqyer aspak paraqitja e Kombëtares ndaj “Axurrëve”. Ndër të tjera vlonjati nënvizon se steka e Europianit ishte shumë e lartë për ekipin tonë dhe kjo sfidë na nxori zbuluar.  Kështu sipas tij Shqipëria nuk është në nivelin e duhur për të marrë pjesë në një kampionat të tillë.

“E di si mu duk sepse këto ditë kam parë dhe kampionatin e atletikës, këto kërcimet me shkop. Ishin në finale dy, por njëri ishte shumë superior ndaj tjetrit. Ai ngaqë bëri dy kërcime dhe ai tjetri shkoi kërceu 6.20 dhe ky ishte 50.8 dhe ky e vuri stekën 6.20. Ai nuk i afrohej fare atij kërcimi atje kështu mu duk dhe mua në ndeshjen Shqipëri-Itali, shpresoj të jem i gabuar në perceptimin tim.

Pra steka e Europianit m’u duk shumë e lartë për ekipin tonë? Domethënë niveli i ndeshjesh na nxori zbuluar”, ka deklaruar Redi Jupi./Tema