Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj ka reaguar në rrjetet sociale pasi u kritikua nga tifozët pas humbjes 2-1 që Shqipëria pësoi me Italinë në Grupin B të EURO2024.
Goli i dytë i Barellas u shënua nga distanca, teksa Hysaj u kritikua për qëndrimin dhe uljen e kokës. Në rrjet pati shumë kritika për të, aq sa 24 orët e fundit shkodrani mbylli edhe rrjetet sociale, që me sa duket i ka rihapur.
“Pas ndeshjes me Italinë dhe evenimenteve të fundit, ndjej t’i kërkoj ndjesë të gjithë tifozëve shqiptarë për gabimin teknik dhe instiktiv që shkaktoi golin e dytë që pësuam. Eshtë e tepërt të specifikoj që ishte pikërisht gabim loje dhe vlerësim i rremë i trajektores! Kush më njeh e di mirë që do të jepja çdo forcë që kam dhe do bëja çdo sakrificë për këtë bluzë, siç kam bërë gjithmonë. Më vjen keq për istrumentalizimin pa vend nga shumë persona të gabimit përtej vlerësimit teknik”, shkruan Hysaj.
“Nga ana tjetër, falënderoj përzemërsisht të gjithë tifozat e panumërt që më kanë dërguar mesazhe konfortimi në forma të ndryshme, i pranoj me vetëdije kritikat dhe keqardhjen e tifozëve anë e mbarë të cilët pa përjashtim i mbaj në zemër. Tani të përqendrohemi të ndeshjet e radhës dhe forca Shqipëri gjithmonë”, shkruan Hysaj./ata