Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut (JCS) njoftoi se një grup prej 20 deri në 30 ushtarësh nga Koreja e Veriut kaluan për pak kohë kufirin në Zonën e Çmilitarizuar (DMZ), e cila lidh dy Koretë.
Sipas lajmit të Yonhap, Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut bëri një deklaratë në lidhje me aktivitetin në kufirin verior.
Në deklaratë thuhet se një grup prej 20 deri në 30 ushtarë të Koresë së Veriut kaluan Vijën e Kufitare Ushtarake (MDL) që ndodhet brenda DMZ që lidh Koretë me njëra tjetrën.
Bëhet e ditur se ushtarët e Koresë së Veriut u kthyen në vendin e tyre pasi ushtria e Koresë së Jugut hapi zjarr paralajmërues.
Një zyrtar nga Shtabi i Përgjithshëm deklaroi se është vlerësuar se shkelja e kufirit është kryer "aksidentalisht".
Më 9 qershor u njoftua se rreth 20 ushtarë të Koresë së Veriut kaluan vijën e Demarkacionit Ushtarak në Zonën e Çmilitarizuar, e cila lidh Koretë./aa