Hamasi deklaroi se angazhohet për të drejtën e kthimit të palestinezëve të zhvendosur me forcë dhe kundërshton përpjekjet e Izraelit për të ndaluar punën e Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA).

Hamasi bëri një deklaratë me shkrim me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve.

Në deklaratë thuhet se "Tufani i Aksa-së solli përsëri në rendin e ditës ekzistencën globale të çështjes së refugjatëve palestinezë, theksoi drejtësinë dhe legjitimitetin e çështjes dhe parandaloi zhdukjen e saj".

Hamasi bëri thirrje për të mundësuar dhe konsoliduar të drejtat kombëtare të popullit palestinez, si liria, pavarësia, kthimi dhe fundi i pushtimit.

Në Ditën Botërore të Refugjatëve u theksua se Izraeli vazhdon krimet dhe masakrat e tij kundër të gjithë palestinezëve, veçanërisht refugjatëve në Rripin e Gazës, Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

Në deklaratën e Hamasit thuhet se "E drejta e palestinezëve për t'u kthyer në shtëpitë e tyre nga të cilat ata u zhvendosën me forcë dhe sulme është një e drejtë e shenjtë që u është dhënë brezave të palestinezëve dhe nuk i nënshtrohet heqjes dorë apo negociatave".

Ritheksohet se Hamasi kundërshton të gjitha përpjekjet për të eliminuar këtë të drejtë legjitime kombëtare, e cila garantohet nga të gjitha marrëveshjet dhe ligjet ndërkombëtare./aa