Të rinjtë po orientohen gjithnjë e më shumë drejt aktivitetit në agroturizëm, si segment i rëndësishëm i turizmit, që ka marrë një rritje të shpejtë vitet e fundit.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj solli shembullin e një kantine në  Koplik, ku kultivohen vreshta e prodhohet verë cilësore.

Luan Hysa nga Kopliku, kujdeset për kantinën familjare të ngritur që në vitin 2004, ku kultivon vreshta për prodhimin e verërave të ndryshme që ofrohen si shërbim degustimi që vizitorët vendas e të huaj të kenë një eksperiencë unike dhe sa më pranë produkteve Made in Albania.

“Agroturizëm Kantina Kopliku ofron dhe një eksperiencë agroturizmi autentike, ku prodhojnë 90% të produkteve që ofrojnë si mishi, djathi etj”, tha Denaj.

“Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mbështet të rinjtë e angazhuar në sipërmarrje të tilla që ruajnë trashëgiminë familjare duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të prodhimit bujqësor dhe rritjen e rendimentit në këtë sektor”, u shpreh ministrja./ata